Menu

Nga këndvështrimi i burrave

“Që nga poezitë e dashurisë e deri te pornografia, gruaja shihet si objekt shumë i dëshiruar nga pasionet e meshkujve.”

Untitled-7-360x240

Novelistja e njohur italiane, nën pseudonimin Elena Ferrante, autore e sagës bestseller napoletane, shkruan për ‘The Guardian’ rreth jetës, dashurisë, eksperiencës femërore dhe gjithçka tjetër që ka lidhje me të.

Elena Ferrante: “Historitë e marrëdhënieve heteroseksuale më ngjallin interes më së shumti kur ato përbëjnë një shkelje, të madhe ose të vogël, të cilat janë në mospërputhje me përfaqësimin e femrës së kanunit. Historia e një gruaje jo të bukur, për shembull, e një të zakonshmeje, ose të një gruaje të bukur që më vonë zbulon një defekt fizik, ose të një burri të pashëm, dëshpërimisht në dashuri me një grua të shëmtuar. Kur has histori të tilla në libra, kinema ose televizione, mendoj se ato duhen çmuar, sepse janë shtigje të ngushta nëpër të cilat kalon mundësia e një mënyre tjetër e të rrefyerit rreth seksit.

Do përpiqem ta shpjegoj. Tradita fuqizon si ligj dëshirën seksuale  të  burrit ndaj trupit të gruas. Na përkëdhelet sedra me gjithë adhurimin e meshkujve të çdo pjese të trupit tonë. Që nga poezitë e dashurisë e deri te pornografia, gruaja shihet si objekt shumë i dëshiruar nga pasionet e meshkujve. Dhe kuvendi pretendon që trupi jonë t’i përmbahet një modeli i cili, në një pikë të caktuar të historisë, është konsideruar tërheqës.

Sido që ta formuloj, përshtatshmëria e trupit të femrës është kryesor për detyrën e një skene erotike- që është: të frymëzojë dëshirën për të dhënë dhe marrë dashuri.

Ka pak kohë që kur gjërat kanë filluar të duken ndryshe, pikërisht si rezultat i rritjes së papritur të numrit të grave që shkruajnë, prodhojnë filma, të cilat përpiqen të tregojnë anën  e tyre të historisë në marrëdhëniet me burrat. Gjithsesi, duket që akoma s’kanë qenë të afta të shmangin kanunin e burrave. Përkundrazi, ato vetëm sa e kanë përforcuar atë.

Rolet e femrave, sidomos nëpër televizione, sa vijnë e bëhen më aktive, më të etura, më të vendosura dhe kreative. Dëshirat e femrave shpërthejnë direkt, madje në disa raste janë ato që bëjnë lëvizjen e parë në një marrëdhënie.

Ndonjëherë kam përshtpjen se edhe sot , padashje, ne “përqafojmë” dhe përshtatemi me versionin e treguar nga burrat për historinë e seksit. Në qoftë se gjyshet tona vihen re për mënyrën pasive me të cilën “I jepeshin burrit”(orgazmat ishin të rralla, në mos inekzistente), bijat tona njihen për aktivitetin e shfrenuar erotic. Gjithë kjo furi e sforcuar, ndonjëherë e dhimbshme, është një sjellje e përshtatur të krijojë kënaqësi për meshkujt.

Në këtë pikë, historia, qoftë e treguar nga një burrë apo një grua,  udhëhiqet nga përshkrimi tradicional i erotizmit, që bie ndesh me rëndësinë e rolit të femrës. Ndoshta hapi I parë për një shkëputje të vërtëtë nga e shkuara është një histori e treguar nga një grua e cila kur flet për marrëdhëniet, përshkruan një grua me imagjinatën, dëshirën dhe preferencat e veta.”/The Guardian

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*