Menu

Nga Fieri në Sanremo

Kush është këngëtari Ermal Meta.

Ermal-Meta

Ermal meta arriti te marre çmimin më të madh të muzikës italiane duke fituar në Sanremo. Ai u largua kur ishte 13 vjeç nga Shqipëria, për të nisur në Itali ëndrrën e muzikës. Ermal Meta tregonte në Top Channel aventurën e tij, e cila dje kulmoi me fitoren e trofeut të Sanremos. Titull që nuk është aspak rastësor. Një vit më parë ai kishte fituar një tjetër çmim në Sanremo, ndërsa është autor i disa këngëve të njohura.

 Pas shumë peripecive Ermal Meta dhe Fabrizio Moro, me këngën “Non mi avete fatto niente”, “Nuk më keni bërë asgjë”, fitojnë edicionin e 68 të Sanremos. Në vendin e dytë u rendit Stato Sociale, e në të tretin Annalisa.

Një emocion i papërshkrueshëm është shprehur kantautori Ermal Meta dhe ia kushtoi fitoren shtëpisë së vet diskografike duke u shprehur që ajo ka pasur besim tek ai, kur askush nuk kishte.

Kjo fitore vjen pas pezullimi të përkohshëm për për dyshim të thyerjes së rregullores së Festivalit dhe dyshimeve se ishte e vjedhur, por pas vlerësimeve, “Rai” doli në përfundimin që kënga të vazhdonte garën, nga e cila dy këngëtarët u larguan si triumfues.

Muzika arrin aty ku fjalët nuk depërtojnë thanë Meta e Moro duke përcjellin mesazhin e ndjeshëm dhe të rëndësishëm kundër terrorizmit. “Unë shkruaja të që ndiej të shkruaj. Është një instikt i brendshëm dhe e rëndësishme është të bësh gjërat me transparencë” është shprehur Meta.

Ndërkohë që kantautori ka një histori me temat e ndjeshme që trajton në këngët e veta, kur jo më larg se vjet me “Vietato Morire”, “E ndaluar të vdesësh”, ai erdhi me një dedikim kundër dhunës. Kënga u shpall fituese e çmimi të tretë.

Kantautori shqiptar lindi në Fier dhe emigroi në Itali në moshën 13 vjeçare. duke shkuar fillimisht në Bari, nga ku jetoi edhe 20 vite, më pas u transferua në Milano. Megjithëse karriera e tij nisi në një vend si Bari, ajo ishte e destinuar të shkonte larg.

Këngëtari gjithmonë e ka përmendur origjinën e tij shqiptare

“Gjakun e kam shqiptar. Këtu kam lindur, e besoj se këtu do të vdes. Në fillim kemi qenë shumë të famshëm ‘underground’. Të njëjtin disk e publikuam universal, por ambienti vetë na përjashtoi”, rrëfen ai.

Në tekstin e “Vietato Morire”, Ermal Meta përmend mësuesen e tij Margarita, të cilën Top Channel e intervistoi në shkurt të 2017-s.

Karriera e tij filloi si kitarist i grupi Ameba 4. . Si dhe si kantautor I disa artistëve me emër italianë si Marci Mengoni, Emma, Chiara, Annalisa, Lorenzo Fragola, Giussy Ferreri etj.

Ai e preku për herë të parë Sanremon, në 2006, në kategorinë për të rinj.

Pas grupeve debutimet e tij solo fillojnë me me “Umano” dhe “Vietato Morire”.

Ermal Meta është gjithashtu fitues I cmimit të kritikës Mia Martini.

Ermal Meta e Fabrizio Moro do të prezantojnë Italinë në Eurovizion Song Contest 2018 në Lisbonë të Portugalisë.

Top Channel

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*