Menu

Neymari duhet të largohet nga Barcelona

Neymari këshillohet që të largohet nga Barcelona.

neymar

Neymar nuk ndihet rehat në Barcelonë dhe për të dalë nga hija e Leo Messit, është këshilluar të largohet.

Neymari po inkurajohet që të largohet nga Barcelona nga njerëzit që e rrethojnë për të dalë nga hija e Lionel Messit, raporton Sport, transmeton Gazeta Express.

Sipas Sport, të afërmit i kanë thënë Neymarit se te Barcelona nuk do të jetë në gjendje asnjëherë të tregojë talentin e vërtetë, për faktin se gjithmonë do të jetë nën hijen e Leo Messit.

Braziliani u transferua në “Camp Nou” në vitin 2013 dhe ka kontratë me katalanasit deri në vitin 2021, klauzola e të cilit është 200 milionë euro.

Por, klauzola e Neymar rritet nga vitit në vit, ashtu është vendosur me kontratën e re.

Për klubet që e duan këtë verën klauzola do të jetë 200 milionë euro 222 në 2018, 222 po ashtu në 2019 dhe 250 për tri sezonet e fundit.

Manchester City, Manchester United dhe Paris Saint-Germain janë të interesuara për Neymarin, që në të kaluarën nuk e ka hedhur poshtë mundësin e transferimit në Premierligë. /Gazeta Express/

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen