Menu

‘Ndihem shumë seksi!’. Spikerja e njohur shqiptare e dashuruar me palestren

E enjtja në emisionin ‘Trokit’ iu dedikua kujdesit ndaj vetes, sidomos ushtrimeve fizike.

e dashuruar

E enjtja në emisionin ‘Trokit’ iu dedikua kujdesit ndaj vetes, sidomos ushtrimeve fizike.

Moderatorët Ermal Peçi dhe Sara Gjordeni pritën në studio spikeren, moderatoren e njohur Suela Demiri dhe instruktoren Alma Kulli.

Suela na rrëfeu se ka një marrëdhenie të ngushtë me palestrën e jogën dhe se prej kohësh ka gjetur paqen me veten, fizikun dhe mendjen e saj.
 Ajo pranon se gazetaria i kishte falur një jetë sedentare dhe se tashmë ka rigjetur vetveten.

Moderatorja rrëfeu se e nisi palestrën pasi kishte lexuar për një çift të moshuarish që vlerësoheshin shumë seksi online.

Kaq mjaftoi që Ermali ta pyesi se sa seksi ndihet ajo tani pas palestrës:

‘Nuk duhet ta them unë, por meqe po më pyetët nga 1-10, 15 (qeshin të gjithë). Unë në fillim s’mbaja dot as krahët ngritur, as 10 sekonda. Tani mbaj edhe pesha, nuk i ul direkt si në fillim.’ – rrëfeu Suela.

Si rrallë herë moderatorja e njohur ushtroi pilates edhe në studio.

Image

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*