Menu

Ndërpriten punimet në Austostradë

Alarmohet për shkatërrim të shpellës.

Autostrada_Ndertimi

Punimet në afërsi të shpellës së zbuluar gjatë hapjes së trasesë së autostradës Prishtinë-Shkup, tashmë janë ndërprerë, pas kërkesës së institucioneve shtetërore.

Pas hulumtimeve që do t’i bëhen kësaj gjetjeje, do të vendoset nëse do t’i jepet statusi si monument nën mbrojtje, shkruan sot “Koha Ditore”.

Institucionet që kujdesen për ambientin dhe zbulimet arkeologjike do të vlerësojnë për rëndësinë e gjetjes që ka dalë në pah javën e kaluar, gjatë punimeve që është duke zhvilluar konsorciumi “Bechtel & Enka” për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.

“Instituti i Natyrës bashkë me inspektoratin e kanë ndalur punën, dhe do të vlerësohet shumë shpejt se a ka vlera për t’u mbrojtur si monument natyre me vlera të veçanta. Nëse po, atëherë fillon procesi i shpalljes dhe ndalohet veprimtaria e çfarëdo aktiviteti”, ka thënë Ilir Morina, kryeshef i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*