Menu

Ndalohet hyrja e automjeteve për në Shqipëri

Është ndaluar përkohësisht qarkullimi në pikën kufitare Vërmicë - Morinë nga autoritetet e Shqipërisë.

4884C982-9B09-400E-918C-A36577D36598_cx0_cy25_cw90_w1023_r1_s

Njoftimin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, nëpërmjet një komunikate për medie.

“Ndalimi i qarkullimit nga autoritetet e Shqipërisë, është bërë për arsye të protestës që po mbahet nga qytetarët në afërsi të Tunelit të Kalimashit dhe në pamundësi për të lëvizur automjetet dhe për shkaqe të sigurisë së qytetarëve nuk lejohet qarkullimi – hyrja e automjeteve në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e dërguar nga Policia e Kosovës.

Ndalimi i qarkullimit të automjeteve në pikën kufitare Vërmicë – Morinë, vlen deri në një vendim të ri sipas autoriteteve në Shqipëri

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*