Menu

Ndalini paragjykimet

“Ndalini kritikat. Ndalini paragjykimet. Ndalini mendimet negative”

Screen-Shot-2018-10-09-at-16.12.25

Fjalim nga Louise Hay

Ndalini kritikat një herë e përgjithmonë dhe bëji një premtim vetes se nuk do ta kritikosh, së pari veten tënde dhe më pas të tjerët. Do të jetë shumë më e lehtë të ndalosh së i paragjykuari të tjerët, kur të kesh ndaluar së paragjykuari apo kritikuari veten tënde.

Ndaleni frikën që i fusni vetes suaj. Sa shpesh e terrorizon veten tënde me mendimet e tua? Askush nuk bën asgjë, je thjesht ti që e bën gjithçka duke e trembur veten tënde. Shkaqet janë nga më të ndryshmet. Ndoshta një histori e së shkuarës, ndoshta një dështim i së shkuarës… Unë do të doja që ju të bënit një listë me frikërat tuaja dhe t’i jepni vetes suaj mundësinë për ta kthyer çdo frikë në një mundësi pozitive. Një mendim negativ nuk përbën ndonjë ndryshim, por mendimet janë si pkët e ujit. Sa më shumë mendime të kesh, një pikë uji shndërrohet në një liqen, pastaj në një oqean. Me mendimet tona ne ose zhytemi në një oqean negativiteti, ose notojmë në oqeanin e jetës. E gjitha është në dorën tonë.

Kur ne vendosim të ndryshojmë mendimet tona, vendosim njëkohësisht të ndryshojmë dhe eksperiencat tona. Nuk ka rëndësi nëse tashmë je zhytur në një det me mendime negative. Nëse ti vendos të ndryshosh mendimet e tua, mund t’ia dalësh ta shndërrosh atë det negativiteti në një det pozitiviteti. Ndaj, shndërroji edhe mendimet e frikshme që i ushqen brenda vetes në mundësi pozitive, në mënyrë që ato të punojnë për ty…

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*