Menu

Napoli pushton Romën

Pas fitores së sotme Napoli ka blinduar vendin e tretë në kampionat dhe ka shkuar vetëm dy pikë larg Romes, duke e nxjerrë këtë të fundit përfundimisht jashtë luftës për titull

Napoli-653x380

Napoli, pas katër humbjesh të njëpasnjëshme të pësuara në kampionat në fushën e Roma-s, është kthyer të fitojë (2-1) në shtëpinë e verdhekuqve pasditen e sotme. “Axurrët” i kanë dhënë fund ecurisë prej katër fitoresh radhazi të marra nga skuadra e Spalletti-t në kampionat duke e nxjerrë këtë të fundit përfundimisht jashtë luftës për titull.

Në fakt, verdhekuqtë janë në vendin e dytë të renditjes, shtatë pikë larg bardhezinjve. Një diferencë kjo që ka shumë mundësi të shkojë në dhjetë pikë pas takimi që Juventus do të zhvillojë nesër në fushën e Udinese-s.

“Axurrët”, të cilët nuk shënonin një gol në “Olimpico” kundër Roma-s që nga maji i 2013-ës, kanë realizuar dy gola sot me Dries Mertens. Sulmuesi belg ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 26-të pas një përgjumje të mbrojtjes vendase dhe e ka mbyllur atë në minutën e 50-të, teksa është lënë përsëri i pambuluar nga verdhekuqtë në zonën e rreptësisë.

Me këto dy realizime, Mertens është ngjitur në kuotën e 18 golave në renditjen e golashënuesve më të mirë të Serie A, një më pak se treshja Belotti-Dzeko-Higuain, që kryesojnë këtë klasifikim me nga 19 gola. Një minutë para fundit ka ardhur goli i ngushëllimit për vendasit, që kanë shënuar me Strootman. Pas fitores së sotme Napoli ka blinduar vendin e tretë në kampionat dhe ka shkuar vetëm dy pikë larg Roma-s.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*