Menu

Na jepni 500 milion euro’. Reali shokon Interin, vazhdojnë negociatat

Luka Modriq tek Interi nuk është thjesht një hipotezë e merkatos, por një mundësi reale që po u shfaqet zikaltërve në këto momente.

Luka Modric

Luka Modriq tek Interi nuk është thjesht një hipotezë e merkatos, por një mundësi reale që po u shfaqet zikaltërve në këto momente.

Sipas mediave italiane, lojtari ka udhëzuar përfaqësuesit e tij që të nisin bisedimet konkrete dhe kjo është arsyeja pse një nga menaxherët e tij sot është parë në Milano.

Vlado Lemiq, një nga përfaqësuesit e lojtarit, është ai që po bën ndërkohë negociata me Real Madridit që ta mundësojë transferimin e futbollistit në Milano.

Modriq kërkon të largohet nga Reali, por klubi spanjoll për momentin ka vendosur veton, duke bërë të qartë se nëse 33-vjeçari kërkon të largohet, dikush duhet të paguajë klauzolën e tij që është 500 milionë euro.

Lemic insiston që të bëhet i mundur transferimi i tij në formën e huazimit, e vetmja mënyrë në të cilën mund të veprojë Interi, me pagesën vitin e ardhshëm të një shifre shumë më të vogël nga zikaltrit sesa është pretendimi i madrilenëve.

Për të kënaqur Perezin, ai është gati të bindë Milinkovic-Savic të bëhet pjesë e madrilenëve, pasi vetëm afrimi i një mesfushori të këtij kalibri mund të bëjë të mundur që klubi të lërë të largohet kroatin.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*