Menu

N’2025 Ballkani në BE?

Samiti i Sofjes: BE kundër politikës tregtare të Trumpit dhe Ballkani.

43819199_303

Në konfliktin për doganat ndëshkuese që kërcënon të vendosë Trump për importet europiane, BE nuk dorëzohet: Nuk negociojmë nën kërcënime. Në Sofje Ballkanit i pritet hovi.

 Presidenti francez, Emmanuel Macron bëri të qartë në samitin e BE-së në Sofje, se doganat ndëshkuese “duhet të bien pa limit dhe pa kushte”. “Këtu kemi një qëndrim të përbashkët”, tha kancelarja gjermane, Angela Merkel. “Ne duam përjashtim pa afat.” Merkel bëri edhe një ofertë. Pas kësaj jemi të gatshëm që të negociojmë me qeverinë amerikane se si mund të reduktojmë barrierat e dyanshme në tregtinë transatlantike, tha ajo.

Trump u ka ofruar europianëve edhe një shtyrje në afatin për vendosjen e doganave deri më 1 Qershor.

“Këtë nuk do ta pranojë BE”

Ndërsa kancelari austriak, Sebastian Kurz deklaroi se “ajo që po përjetojmë për momentin është nga njëra anë një politikë amerikane e paparashikueshme dhe nga ana tjetër një politikë amerikane që thjesht e qartë…po rrezikon interesat tona ekonomike në Europë.” Këtë BE nuk do ta pranojë. Jetojmë në shekullin e 21-të dhe nuk kemi interes për barriera tregtare.

Bulgarien EU-Balkan-Gipfel in Sofia | Borisov und Merkel (Reuters/S. Nenov)

Po në të njëjtin gjuhë u shpreh edhe kreu i qeverisë belge, Charles Michel. BE do t’i dalë përballë me respekt, por edhe me vendosmëri Trumpit. Trump dhe qeveria e tij kanë marrë vendime unilaterale kundër interesave të Bashkimit Europian, tha ai. Qeveritë europiane kështu po hapin rrugën për Komisionin Europian për të pasur një pozicion të qartë në konfliktin me Donald Trump.

2025 datë ambicioze anëtarësimi për Ballkanin Perëndimor

Temë qendrore në samitin e BE-së në Sofje është Ballkani Perëndimor. Komisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn u shpreh i rezervuar. 2025 është një “datë ambicioze” tha Hahn në Sofje. “Parimisht nga këndvështrimi i sotëm është e mundshme për një vend ose një tjetër anëtarësimi.” Por për këtë vendet e Ballkanit duhet të bjën detyrat e tyre.

Komisioni Europian i dha në shkurt shpresë Serbisë dhe Malit të zi për anëtarësim të mundshëm deri në vitin 2025. Por me këtë datë BE mori kritika të forta nga qeveritë e vendeve anëtare. Në asnjë vend të BE nuk ka për momentin mbështetje të madhe për zgjerimin e BE-së.

la/(dpa,afp,rtr)

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*