Menu

Mungesa e kujdesit prish dhëmbët

Sipas stomatologëve disa nga faktorët që ndikojnë në sëmundjet e dhëmbëve janë: mungesa e kujdesit, konsumimi i duhanit dhe ëmbëlsirave, kequshqyerja, etj.

ortodonzia-infantile-1-e1453578459751

Pastrimi i dhëmbëve duhet të fillojë menjëherë pas daljes së dhëmbit të parë të qumështit.

Pastat e dhëmbëve kanë në përbërje disa substanca që kanë rolin e tyre specifik, transmeton Klan Kosova.

Numri i baktereve në gojë mund të jetë më i madh se popullsia e botës. Era e keqe e gojës mund të jetë shenjë e disa sëmundjeve. Higjiena e gojës është shumë e rëndësishme sidomos gjatë shtatëzanisë. Një person i rritur ka 32 dhëmbë që do të thotë 160 sipërfaqe për t’u pastruar.

Sipas stomatologëve disa nga faktorët që ndikojnë në sëmundjet e dhëmbëve janë: mungesa e kujdesit, konsumimi i duhanit dhe ëmbëlsirave, kequshqyerja, etj.

Për të pasur dhëmbë sa më të shëndetshëm kujdes duhet bërë edhe me ato ushqimet të cilat përmbajnë një sasi të madhe sheqeri, duke favorizuar në këtë mënyrë prishjen e dhëmbëve, transmeton Klan Kosova. Ëmbëlsirat nuk janë të vetme ushqime që nxisin formimin e acideve dhe kaviteteve.

Shumë ushqime që njerëzit i konsiderojnë të shëndetshme, si: lëngjet e frutave, pijeve energjike, frutat të thata, dhe patatinat e llojeve të ndryshme përmbajnë sasi të lartë të sheqernave, që nxisin kariesin dentar. Gjithashtu edhe pijet freskuese mund të dëmtojnë dhëmbët tuaj.

Megjithëse, pijet dietike përmbajnë sheqerna artificiale, ato mund të jenë të dëmshme për dhëmbët. Këto pije përmbajnë acide, të cilat ndikojnë në tretjen e smaltit të dhëmbëve duke nxitur hiperndjeshmërinë dhe krijimin e kaviteteve, shkruan gazeta Dita, transmeton Klan Kosova.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*