Menu

Mund të ketë përfunduar sezoni për Ibra’n

Zlatan Ibrahimovic e ka mbyllur para kohe sezonin me Manchester United.

Ibra

Zlatan Ibrahimovic e ka mbyllur para kohe sezonin me Manchester United.

Djajtë e Kuq kanë arritur të fitojnë ndaj Anderlechtit për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, por në të njëjtën kohë kanë humbur sulmuesin e tyre kryesor.

Në çastet e fundit të ndeshjes së mbrëmshme Ibra ka lënduar gjurin dhe menjëherë është larguar nga loja, ndërsa pas testeve të sotme është konstatuar që sulmuesi suedez ka një dëmtim të rëndë në gju dhe se nuk do të luajë në ndeshjet e mbetura të këtij stinori.

Lajm shumë i keq ky për Jose Mourinhon që nuk do të mund të llogarisë në sulmuesin kryesor të skuadrës, për sfidat më të rëndësishme të këtij edicioni.

Për Ibran ndeshja ndaj Anderlechtit ka mundësi të jetë edhe e fundit me fanellën e Manchester United, pasi që për 36-vjeçarin janë të interesuara shumë skuadra të tjera.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*