Ju duhen vetëm disa përbërës të thjeshtë dhe pak nga koha juaj. Mësoni në recetën e mëposhtme udhëzimet që ju duhen.

Përbërësit:
225 gram miell
75 gram sheqer
1 lugë çaji pluhur pjekës
½ lugë çaji kripë
2 vezë
160 ml qumësht
5 lugë gjelle gjalpë
1 lugë çaji lëkurë limoni i grirë
8 lugë gjelle reçele (luleshtrydhe ose tjetër)
Pak kripë

Përgatitja:
Kombinoni në një tas të madh miellin, pluhurin pjekës dhe pak kripë.
Në një tas të vogël rrihni vezët. Hidhni në të qumështin, gjalpin dhe lëkurën e grirë të limonit. Hidheni përzierjen te ena me miell dhe përziejini mirë derisa të bëni një masë brumi të qëndrueshme.
Mbushni 12 forma muffins përgjysmë me përzierjen e përgatitur. Hidhni nga pak reçel dhe në fund shtoni edhe pjesën e mbetur të brumit.
Renditini në furrë dhe piqini në temperaturën 200 gradë Celcius për 20-25 minuta.