Menu

Mou i shqetësuar për lëndimet: Jemi në telashe të mëdha

Lëndimet e shumta janë bërë shqetësim i madh për trajnerin e Manchester Unitedit, Jose Mourinho.

Mou

Lëndimet e shumta janë bërë shqetësim i madh për trajnerin e Manchester Unitedit, Jose Mourinho, i cili ka thënë se ekipi i tij është në telashe.

Trajneri portugez ka folur pas ndeshjes me Anderlechtin në Europa League dhe për ndeshjet e radhës tani në përfundim të kampionatit, transmeton KTV.

Të enjten u lëndua Ibrahimoviqi, një lëndim që mund ta lë atë jashtë fushave për pjesën e mbetur të sezonit, derisa skuadra po synon rikthimin në Ligën e Kampionëve, përmes triumfit të mundshëm në Ligën e Evropës.

“Jemi vërtetë në telashe të mëdha. Në këtë moment Eric Bailly ka zhvilluar gjashtë ndeshje rresht, pasi na mungojnë Rojo, Phil Jones e Smalling. Tani nuk e kemi as Ibrahimoviqin”, ka thënë Mourinho.

Ai ka ftuar Rooneyn për ndeshjet e radhës në fazën e sulmit, të cilit i ka dhënë edhe një mundësi për të dëshmuar veten.

“Në sulm kemi opsion Rooneyn dhe po presim edhe Matan, të shohim çfarë do të ndodhë tani”, ka thënë Mourinho.

Ndeshja e radhës e Manchesterit është në Premier League këtë të diel, kundër Burnleyt.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*