Menu

Moti, temperaturat nga 1 deri në 20 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të mbesin pothuaj të ngjashme me dy ditët e fundit, të cilat do të jenë 1-2 gradë Celsius.

Moti

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të mbesin pothuaj të ngjashme me dy ditët e fundit, të cilat do të jenë 1-2 gradë Celsius.

“Situata meteorologjike vazhdon të mbetet konstante, me mot të kthjellët dhe me diell. Temperaturat minimale do të mbesin pothuaj të ngjashme me dy ditët e fundit, derisa grafiku në vlerat e maksimaleve do të shënoj rritje graduale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të shënoj zbritje por jo nën vlerat e normales.

Në shumë territore të rrafshit të Kosovës edhe për nesër parashihet të formohet brymë, si rezultat i kthjellimeve dhe proceseve tjera fizike që ushtrohen në shtresat e ulëta të troposferës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit”, njofton IHMK.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*