Menu

Mosha maksimale që jeton njeriu

Hulumtimi i tyre i kryer mbi 75,000 njerëz holandezë që vdiqën gjatë 30 viteve të fundit ka vlerësuar se maksimumi i jetës njerëzore është rreth 115 vjet.

mosha mesatare

Një prej pyetjeve më të mëdha të njerëzimit është nëse mund të jetojmë përgjithmonë.

Apo të paktën nëse mund ta dyfishojmë jetëgjatësinë mesatare. E nëse do jetonit përgjithmonë, si do ta mbushnit jetën? A do mërziteshit? Mos bëni plane; fatkeqësisht, apo fatmirësisht, sipas profesorit të statistikave John Einmahl, nuk duhet të shqetësohemi ende për këtë.

Hulumtimi i tyre i kryer mbi 75,000 njerëz holandezë që vdiqën gjatë 30 viteve të fundit ka vlerësuar se maksimumi i jetës njerëzore është rreth 115 vjet.

Por megjithëse gjatë këtyre 30 viteve mosha mesatare e jetesës është rritur, shkencëtarët besojnë se tavani ka mbetur i njëjtë.

Profesor Einmahl dhe kolegët e tij në Departamentin e Ekonometrisë në Universitetin e Tilburgut thonë se tavani për jetëgjatësinë e njeriut është 115.7 vjet për gratë dhe 114.1 vjet për meshkujt. “Mesatarisht, njerëzit jetojnë më gjatë, por më të moshuarit mes nesh nuk kanë arritur të jetojnë më gjatë”, tha Einmahl për AFP. /360grade.al

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen