Menu

Mos i thuaj: Jam i zhgënjyer me ty

Mos përdorni këto 5 fraza kur flisni me fëmijën tuaj.

femije

Ne të gjithë jemi njerëz, bëjmë gabime. Por në mendjen e një fëmije, prindërit janë më shumë se vetëm një njeri. Prindërit janë kujdestarë dhe krijuesit. Për këtë arsye, mënyra se si sillen prindërit është një pjesë e rëndësishme e psikikës së fëmijëve. Nëse ata janë të uritur ju flasin prindërve, nëse kanë ftohtë bërtasin, por bërtasin edhe kur ka diçka të gabuar. Mënyra se si fëmijët sillen ndaj gabimeve është ajo që ne u mësojnë dhe ndaj duhet t’ua mësojmë se si t’i kapërcejnë këto gabime.

Këtu janë disa fraza që nuk duhet t’i përdorni kur flisni me fëmijën tuaj:

* Je i pavlefshëm
Mund të jetë gjëja më e keqe që një fëmijë mund të dëgjojë, veçanërisht kur në mendjen e tij pret që diçka të miratohet. Në këtë mënyrë po e vendosni fëmijën në një udhëtim që kurrë nuk përfundon. Ti i lejon të besojë se nuk ka asgjë që ta ndihmojë. Në vend që të thuash këtë, mund të thuash ‘Nuk është dita jote, por do të bësh më mirë herën tjetër’, ‘askush nuk është perfekt’, ‘mund të bësh më mirë’.

* Pusho së qari tani
Kur një fëmijë bën diçka për të cilën e di se do të dënohet, fillon të qajë. Kjo është mënyra se si e shpreh emocionin e tij ndaj ka të drejtë të shprehë se si ndihet. Duke ndaluar këtë proces, fëmija do të shtypë emocionet. Ju duhet ta përqafoni dhe të shpjegoni se është e gabuar ajo që ka bërë.

* Jam i zhgënjyer me ty
Mund të jesh i zhgënjyer me çdo gjë në këtë botë, por kurrë me fëmijën tënd, sepse ti je atje për ta udhëhequr atë në rrugën e drejtë.

*Nuk je i mirë mjaftueshëm
Me këtë, ju i tregoni fëmijës një imazh të kufizuar për veten, duke nënkuptuar se atij i mungon diçka. Nëvend të kësaj thuajini që të praktikohet ose të trajnohet me diçka, që ta bëjë akoma më mirë diçka.

* Fëmijët e mëdhenj nuk kanë frikë
Në këtë mënyrë, ju i detyroni ata të refuzojnë atë që vërtet ndjejnë. Frika nuk është një gjë e keqe, por i kujton ata që të jenë më të kujdesshëm. U thoni atyre të mos ikin nga frika, por ta përballojnë atë dhe të mësojnë prej saj. Nxitini ata që të bëjnë gjënë e duhur edhe kur janë të frikësuar, sepse ata janë heronjtë tuaj.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*