Menu

Morrissey dhe Pamela mbi Dynjanë

Një artist dhe një seks simbol vajtojnë për fatin e Tokës... Morrissey reciton, Pamela Anderson vështron.

Pas bashkëpunimit me Nancy Sinatra’n në videon e këngës World Peace Is None of Your Business, që paraqet një sulm total ndaj njerëzimit, këto ditë Morrissey ka bashkëpunuar me seks simbolin Pamela Anderson për realizimin e videos Earth Is the Loneliest Planet, në të cilën ai reciton vargje vajtuese për fatin e Tokës.

Pamela Anderson, e cila njëjtë si Morrissey është aktiviste për të drejtat e kafshëve, qëndron afër tij në kulmin e Capitol Tower, në Los Angeles. Të dy shikojnë drejt qiellit të mugët hollywoodian.

Me regji të Natalie Johns, Morrissey solemnisht reciton rrëfimin për Universin e dënuar si pasojë e veprimeve të dëmshme të njerëzimit:

 

Toka është planeti më i vetmuar prej të gjithëve, toka është planeti më i vetmuar prej të gjithëve,

Ditë pas dite thua një ditë, ditë pas dite thua një ditë,

Por je në vendin e gabuar dhe ke faqen e gabuar,

Dhe vërtet njerëzit nuk janë shumë njerëzorë.

 

(Earth is the loneliest planet of all, earth is the loneliest planet of all

Day after day you say one day, day after day you say one day

But you’re in the wrong place and you’ve got the wrong face

And humans are not really very humane)

 

Ndonëse ky është partneriteti i parë publik i tyre, miqësia e Morrissey dhe Pamela’s ka nisur në vitin 2002, kur e kanë festuar vegjetarianisht Ditën e Falënderimeve – së bashku me një gjeldeti të gjallë.

Videoja promovon singlin e radhës nga albumi i Morrissey World Peace Is None Of Your Business, i cili do të publikohet në muajin korrik.


A.M.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*