Menu

Modeli me një këmbë kurorëzohet Mister Anglia

28-vjeçari, që punon si trajner personal, është i vendosur të fitojë titullin Mister Bota, që do të mbahet vitin e ardhshëm.

Modeli me një këmbë

Një model, i cili ka humbur këmbën për shkak të një defekti të lindur, është bërë njeriu i parë pa gjymtyrë që është kurorëzuar Mister Anglia. Jack Eyers, nga Bournemouth, Dorset ka munduar 40 finalistët e tjerë për të marrë titullin gjatë një ceremonie në Birmingham mbrëmjen e së premtes.

28-vjeçari, që punon si trajner personal, është i vendosur të fitojë titullin Mister Bota, që do të mbahet vitin e ardhshëm.

“Unë ndjehem shumë mirë që Mister Anglia nuk është thjesht një konkurs bukurie por është gjithçka,”-është shprehur Eyers. “Pesë vitet e fundit unë kam bërë misionin tim për të shtuar njerëzit me aftësi të kufizuara në industrinë e modës dhe për tu bërë shembull për këta njerëz.”

Pas një defekti të lindjes këmba e tij mbeti e pazhvilluar dhe iu nënshtrua një operacioni për të hequr. Pas operacionit ai ëndërronte që të punonte si zjarrfikës por e kuptoi që nuk ishte e mundur për shkak të këmbës së tij.

Në këtë mënyrë ai zbuloi aftësitë e tij në modeling dhe nënshkroni një marrëveshje me Models of Diversity, fushatë për diversitetin në industrinë e modës. Dhe në vitin 2015 ai u bë i pari model mashkull me aftësi të kufizuara që eci në Neë York Fashion Week.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*