Menu

Ministri i Tregtisë alarmon për produktet me nivel të lartë të vajit të palmës në treg

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka alarmuar të martën se në tregun kosovar po shiten produkte me përmbajtje të lartë të vajit të palmës, i cili konsiderohet i dëmshëm për shëndetin.

vaj i palmes

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka alarmuar të martën se në tregun kosovar po shiten produkte me përmbajtje të lartë të vajit të palmës, i cili konsiderohet i dëmshëm për shëndetin.

Mirëpo, ai është shprehur se është i pafuqishëm të ndërmarrë masa pasi që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), e cila e ka për detyrë, sipas Hasanit, po tregohet e ngathët në këtë drejtim.

Ministri ka treguar pasojat që ka përdorimi i sasisë së lartë të këtij vaji, shkruan sot Koha Ditore. “Kam biseduar me disa ekspertë dhe thuhet se nëse përdoret vaji i palmës në sasi më të lartë për 13 vjet shumica e arterieve mbyllen dhe kërcënojnë infarktin. Derisa shtete të Evropës thonë se vaji i palmës është i dëmshëm nëse në produkte përdoret mbi 20 për qind. Ne kemi sot produkte që prodhohen në Kosovë me 100 për qind vaj të palmës”, është shprehur ai, gjatë raportimit të tij para Komisionit parlamentar për integrime evropiane, lidhur me zbatimin e MSA-së nga dikasteri që ai udhëheq.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*