Menu

Mijëra studentë australianë braktisin mësimin dhe dalin në protesta

Mijëra studentë të shkollave australiane kanë dalë në protesta në të gjithë vendin duke kërkuar veprim më të madh nga qeveria për ndryshimet klimatike.

studente

Mijëra studentë të shkollave australiane kanë dalë në protesta në të gjithë vendin duke kërkuar veprim më të madh nga qeveria për ndryshimet klimatike.

Studentët anashkaluan shkollën të premten për të thënë se po ndiqet politikq joadekuate për përmirësimin e klimës nga qeveria australiane.

Të hënën, kryeministri australian Scott Morrison qortoi planet e tyre për aktivizëm gjatë orëve të mësimit dhe insistoi se qeveria e tij po i përballonte ndryshimet klimatike.

Shumë studentë thanë se komentet e tij kishin forcuar vendosmërinë e tyre për të protestuar, përcjell syri.net.

“Ne do të jemi ata që do të vuajnë pasojat e vendimeve që ata [politikanët] bëjnë sot”, tha Jagveer Singh, 17 vjeç.

Organizatorët thonë se ata u frymëzuan nga Greta Thunberg, një vajzë 15 vjeçare në Suedi e cila ka ndërmarrë protesta të ngjashme.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*