Menu

Menjëherë trofe për City-n, Chelsea merr leksion

Manchester City i jep leksion futbolli Chelsea-t në Superkupën e Anglisë, ose siç quhet ndryshe FA Community Shield.

City

Kampionët e Anglisë u shfaqën superiorë ndaj bluve të Londrës, që u dorëzuan me rezultatin e pastër 2-0, pa mund t’u bëjnë ballë Citizens, që treguan se janë një shkallë më lart se rivalët e tyre.

Spikati për formacionin e Pep Guardiolës Sergio Aguero, që realizoi të dy golat e sfidës, nga një në çdo pjesë. I pari i shënuar që në minutën e 13-të ishte i 200-ti në 293 ndeshje.

Dominimi i City-t në këtë përballje të zhvilluar në mitikun Wembley ishte total në çdo aspekt, aq sa është e vështirë të gjesh raste të pastra të Chelsea-t përgjatë gjithë lojës.

E nis me humbje në ndeshjet zyrtare Maurizo Sarri eksperiencën e tij te Chelsea, ku do t’i duhet shumë punë për të pretenduar pjesën më të lartë të renditjes kur të nisë Premier League.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*