Menu

Më i paguari në Formula 1

Fernando Alonso, pavarësisht gjithckaje, vazhdon të mbetet piloti më i paguar në këtë sport.

Alonso

Në Formula 1 janë tre pilotë që qëndrojnë shumë lart të tjerëve jo përsa i përket nivelit, por për të ardhurat që derdhin në llogarinë e tyre në fund të cdo viti.

McLaren ka qenë në rënie konstante gjatë 2 sezoneve të fundit, por Fernando Alonso pavarësisht gjithckaje vazhdon të mbetet piloti më i paguar në këtë sport. Janë publikuar pagat që do të përfitojnë pilotët në vitin 2017 dhe në vendin e parë qëndron 2-herë kampioni i Botës spanjolli Alonso, i cili nuk ka rivalë pasi përfshirë edhe bonuset arkëton plot 37,7 milionë Euro në një sezon.Menjëherë pas tij pozicionohet Lewis Hamilton.

3 herë kampioni i Botës në Formula 1 nga kontrata aktuale me Mercedes-in përfiton 29,2 milionë Euro në një vit pa përfshirë bonuset në rast të arritjes së objektivave. Vetëm 900 mijë Euro më pak se Hamilton arkëton gjermani Sebastian Vettel te Ferrari duke u pozicionuar i 3-ti në këtë klasifikim special. Valteri Bottas i cili vetëm pak muaj më parë firmosi me Mercedes-in, mban vendin e 4-t pasi do të përfitojë në total 8 milionë Euro në 2017-tën, i ndjekur nga Raikkonen me 6,6, Ricciardo me 6,1 dhe Felipe Massa me 4,7 milionë Euro. Piloti më pak i paguar është Pascal Wehrelin i cili firmosi një kontratë me Sauber-in nga e cila do të përfitojë 150 mijë Euro në 2017-tën.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*