Menu

Mbyt gruan me jashtëqitje lope në përpjekje për ta shëruar nga pickimi i gjarpërit

Gruaja iu kthye në shtëpi e kafshuar nga gjarpri dhe bashkëshorti, duke menduar se jashtëqitja e lopës është e shenjtë, vendosi ta kurojë me të.

muk3ok

Në një ngjarje sa të pazakontë, aq edhe tragjike në rajonin Uttar Pradesh, në veri të Indisë, një burrë vrau pa dashje gruan e tij në përpjekje për ta shëruar me sipas metodave të një “mjeku popullor”.

Burri, i quajtur Mukesh nxitoi tek komshiu i quajtur Murarei, i njohur në zonë si “gjarpërolog”. Mukesh kërkoi këshillën e tij për të shpëtuar jetën e bashkëshortes dhe këshilla erdhi.

Murarai i thotë të mbulojë gruan me bajga lope i bindur se këto të fundit do të largonin helmin e gjarpërit.

Mukesh nuk u mendua gjatë! Ashtu u këshillua, ashtu bëri! Mbuloi gruan e tij me jashtëqitjen e lopës, një kafshë e shenjtë për hindutë dhe e la atë për 75 minuta të mbuluar. Më pas, me shpresën se bashkëshortja ishte shëruar nis të rrëmojë për ta nxjerrë prej andej.

Por, 75 minuta ishte një kohë e gjatë dhe bashkëshortja e tij, e quajtur Devinderi, e cila me gjasa do t’i shpëtonte helmimit të gjarpërit, pasi më parë ishte trajtuar në spital, gjeti vdekjen e mbytur nga jashtëqitjet e kafshës.

 

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*