Menu

Mbappe hyn në histori

Kylian Mbappe po vazhdon të revolucionojë botën e futbollit.

Mbappe

Talenti francez, me golin e tij ndaj Bayern Munchen, është shndërruar në lojtarin më të ri që ka shënuar 10 gola në Champions League.

Mbappe i ka shënuar këto gola në moshën 18 vjeç e 11 muaj dhe kalon rekordin që deri tani e mbante Karim Benzema, i cili e arriti këtë shifër në moshën 20 vjeç e 10 muaj, kur luante me Lyon.

Futbollistit të PSG i janë dashur vetëm 15 ndeshje për të shënuar 10 golat e tij në kompeticionin më të rëndësishëm evropian.

Lojtarët e tjerë më të rinj që kanë shënuar 10 gola janë Javier Saviola (21 vjeç e 3 muaj), Leo Messi (21 vjeç e 3 muaj), Raul (21 vjeç e 3 muaj) dhe Rooney (22 vjeç).

 
 

Top Channel

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*