Menu

Mayweather rikthehet në ring

Floyd Mayweather do të rikthehet në ring, për t'u përballur me boksierin irlandez, Connor McGregor.

Mayweather

Të dy palët konfirmuan nëpërmjet rrjeteve sociale se dueli mes tyre do të zhvillohet më 26 gusht, në Las Vegas.

Raportohet se çdonjëri prej boksierëve, do të mund të fitojë rreth 100 milionë dollarë, nga kjo përballje, duke u bërë një nga ndeshjet më të pasura të historisë së boksit.

40 vjeçari Mayweather, konsiderohet si një nga boksierët më të mirë të gjeneratës së vet, duke mos humbur asnjë nga 49 përballjet.

Hera e fundit që Floyd ka zbritur në ring, ka qenë në tetor të 2015-ës, në përballjen me Manny Pascuiao. 

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*