Menu

Maradona kthehet në normalitet, tregimi rrëqethës: Isha i sëmurë për 14 vjet

Futbollisti legjendar, Diego Armando Maradona, i cili kohët e fundit ka vuajtur nga varësia prej drogës dhe alkoolit, ishte detyruar t’i sigurojë tifozët e tij se ai është në gjendje më të mirë shëndetësore pas incidenteve në turneun e Kupës së Botës në Rusi.

Maradona

Futbollisti legjendar, Diego Armando Maradona, i cili kohët e fundit ka vuajtur nga varësia prej drogës dhe alkoolit, ishte detyruar t’i sigurojë tifozët e tij se ai është në gjendje më të mirë shëndetësore pas incidenteve në turneun e Kupës së Botës në Rusi.

Një gjë të tillë ai e ka bërë përsëri.

Megjithatë, tani Maradona insiston se ai është në gjendje më të mirë dhe se puna si trajner i klubit meksikan Dorados është duke e ndihmuar atë të largohet nga varësitë, pasi është duke u përqendruar në gjëra të tjera.

Image

Argjentinasi e pranon se ai ka vuajtur nga një sëmundje, prej varësisë, për 14 vitet e fundit. Kjo varësi kishte bërë që ai të mos mund ta jetonte jetën e tij si zakonisht.

Por, tani është i gatshëm të fillojë një epokë të re në Meksikë, si trajner i klubit të nivelit të dytë të futbollit atje, Dorados.

“Isha i sëmurë për 14 vite. Tani, dua përsëri ta shoh diellin, dua të shkoj të shtrihem në shtrat natën. Kurrë nuk shkoja në shtrat, as nuk e dija se çfarë është jastëku. Për këtë arsye e kam pranuar këtë ofertë nga Dorados”, ka thënë Maradona.

“Dua të kaloj një kohë të gjatë në Dorados. Njerëzit mund të thonë shumë gjëra të ndryshme. Por, unë po shkoja duke u përkeqësuar. Po e shkatërroja veten, isha duke e bërë një hap prapa. Por, tani, futbolli është një hap përpara për mua. E gjitha kjo ka ndryshuar për shkak të vajzave të mia”, tha Maradona.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*