Menu

‘Los Angeles Times’ shitet për 500 milionë dollarë

Kirurgu dhe biznesmeni Patrick Soon-Shiong, për 500 milionë dollarë ka blerë “Los Angeles Times”, njërën nga gazetat më prestigjioze amerikane.

An inscription is pictured on the Los Angeles Times building in Los Angeles

Kirurgu dhe biznesmeni Patrick Soon-Shiong, për 500 milionë dollarë ka blerë “Los Angeles Times”, njërën nga gazetat më prestigjioze amerikane.

Në njoftimin e kompanisë “Tronc”, pronari i deritanishëm i gazetës së përditshme amerikane thekson se “Los Angeles Times”, që del në shtyp tashmë 136 vite ka pronar të ri.

Është konfirmuar se gazetën e ka blerë kompania “Nant Capital” pronar i së cilës është miliarderi Soon-Shiong.

Në njoftim thuhet se “Nant Capital” për të blerë “Los Angeles Times” ka paguar 500 milionë dollarë të gatshme.

Sipas marrëveshjes, pronari i ri fitoi pronësi edhe mbi disa shtëpi tjera mediale lokale si gazeta “The San Diego Union-Tribune”, shkruan aa.Soon-Shiong pas blerjes së gazetës amerikane theksoi se do të vazhdojë me traditën e gazetarisë së suksesshme edhe në të ardhmen.

Ai theksoi se planifikon të vendos ndryshime radikale në punën e gazetës së përditshme.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*