Menu

Londër – Makina godet turmën me njerëz pranë një xhamie, 1 i vdekur, 8 të plagosur

Një person ka humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur pasi një kamion përplasi këmbësorët pranë një xhamie në veri të Londrës. Autoritetet bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, ku një furgon hipi mbi trotuar dhe goditi një grup njerëzish pranë xhamisë në parkun Finsbury, shkruan BBC. Në lidhje me ngjarjen policia e Londrës arrestoi një 48 vjeçar, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe skuadrat e antiterrorizmit.

Këshilli Mysliman i Britanisë tha se sulmi me furgon ishte i qëllimshëm.

Mësohet se viktima dhe të plagosurit sapo kishin lënë lutjet e mbrëmjes pas agjërimit të Ramazanit.

Këshilli Mysliman i Britanisë tha se kjo që ndodhi ishte një manifestim i dhunshëm i islamofobisë duke bërë thirrje për siguri shtesë rreth xhamisë.

Kryeministrja Theresa May ka deklaruar se mendimet e saj janë me ata që janë lënduar në “këtë incident të tmerrshëm”.

“Të gjitha mendimet e mia janë me ata që janë plagosur, të dashurit e tyre dhe shërbimet e emergjencës në vendngjarje”, ka thënë ajo.

Udhëheqësi britanik i opozitës Jeremy Corbyn, ka thënë se është “krejtësisht i tronditur” nga ky incident.

Kohën e fundit, Britania është duke u përballur me disa sulme terroriste.

/Oranews.tv/

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*