Menu

Lodrat që s’duhet t’u jepen fëmijëve

Psikologët sugjerojnë që dhuratat e tyre duhen përzgjedhur me kujdes, në mënyrë që secila prej tyre të ketë një kuptim të caktuar, pasi fëmija nga 0-5 vjeç merr 60% të informacionit të jetës.

lodrat

Çdo prag festash na gjen të gjithëve duke vrapuar të bëjmë dhurata dhe ata që marrin dhe u gëzojnë më shumë janë fëmijët.

Psikologët sugjerojnë që dhuratat e tyre duhen përzgjedhur me kujdes, në mënyrë që secila prej tyre të ketë një kuptim të caktuar, pasi fëmija nga 0-5 vjeç merr 60% të informacionit të jetës.

Psikologia Lira Gjika thotë: “Të mos blejmë thjesht një lodër, por të bëjmë një dhuratë. Në dhuratë ka diçka shpirtërore, që e rrisin, që i shtojnë empatinë dhe zhvillojnë kujdesin. Bashkangjitur me lodrën, blijini dhe ndonjë libër”.

Lira Gjika na mëson edhe se si mund të mos plotësojmë çdo dëshirë të fëmijës për lodra, sërish duke i dhënë kuptim asaj që bëjmë: “Dhurata zhvillon durimin. Kur fëmija ka dëshirë një gjë që nuk është për moshën e tij ose familja nuk ka mundësi ekonomike, mund t’i thuhet që do i blihet për ditëlindje. Ose mund t’i thuhet që kjo nuk plotësohet. Por, duhet shpjeguar se pse nuk plotësohet dot dëshira”.

Por, cilat janë lodrat që duhen evituar për t’u bërë dhuratë?

“Të tipit armë, bomba, pranga… Te njeriu këto kultivojnë frikën dhe vrasin elementët e empatisë. Nuk e zhvillojnë të mirën”, deklaron Gjika.

Por, mos harroni! Çdo dhuratë që bëni, shoqërojeni, përveç librit, edhe me vëmendjen e prindit. Në rast të kundërt mbetet thjesht një lodër që shijohet vetëm një orë a më pak.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*