Menu

Lluka: Do të analizohen 15 kontrata të Telekomit që nuk zbatohen

Në tryezën me temën “Kontratat e dëmshme të Kosovës: Kush ka faj?” u tha se mungesa e profesionalizmit të kontratave publike, jo transparenca lidhur me këto kontrata dhe keqpërdorimi i detyrës zyrtare mund t’i humbte Kosovës 170 milionë euro.

valdrin

Në tryezën me temën “Kontratat e dëmshme të Kosovës: Kush ka faj?” u tha se mungesa e profesionalizmit të kontratave publike, jo transparenca lidhur me këto kontrata dhe keqpërdorimi i detyrës zyrtare mund t’i humbte Kosovës 170 milionë euro.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se problemi me kontratat është që qeveria ka hyrë në marrëdhënie kontraktuale pa buxhet të paraparë.

“Kontratat janë të bëra me profesionalizëm. Problemi është se qeveria ka hyrë në marrëdhënie kontraktuale pa pasur buxhetin e paraparë. Ligji për prokurim publik obligon posedimin e mjeteve kur ta nënshkruan kontratën. Problemi qëndron te qëndrimi karshi kontratës për të cilën jemi zotuar. Një pjesë e madhe e fajit është edhe përfaqësimi në arbitrazh. Për shembull, rasti me AXOS-in është rast që kemi fituar, mirëpo ku përfaqësohemi nga kompanitë vendore nuk dalim fituese”, tha ai.

Ministri Lluka tha se ndërmarrjet publike janë ndër sfidat më të mëdha që Kosova ka sot.

“Janë kontratat më të dëmshme që janë nënshkruar pikërisht në këto ndërmarrje. Ne jemi duke bërë një grup me juristët më të mirë që i ka Kosova, ku do të bëhet një analizë për Telekomin për 15 kontrata që janë nënshkruar e nuk zbatohen. Ato sillen nga 600 mijë euro deri në 10 milionë euro. Ideja e kësaj është ta pastrojmë Telekomin nga këto kontrata dhe të shikojmë se si mund ta rikonstruktojmë Telekomin dhe këto janë probleme nga mosdija dhe keqpërdorimi i mundshëm. Gjatë muajit korrik komplet organizohet dhe 6 muaj është koha kur do të analizohen këto kontrata”.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, tha se problemi i kontratës së Bechtel Enkas është investimi te projektet e vogla, raporton EO.

“Sa i takon kontratës së Bechtel Enkas, është ajo që ka pasë një proces jo më pak se dyvjeçar. Ka pasur qasje serioze edhe qeveria. Po të isha ministër do të kisha heq dorë nga projekte qe kanë peshë më pak dhe do të vazhdoja me kontratën e Bechtel Enkas. Kontrata ka filluar në kohën dhe mënyrën e duhur. Edhe ministri aktual ka bërë hapa të nxituar me deklarata publike”, tha ai.

Alban Hashani, nga Instituti Riinvest, tha se diskutimi fokusohet në 5 kontrata të rëndësishme me të cilat Kosova do të mund të humbte 170 milionë euro, në qoftë se palët paditëse do ta fitonin rastin.

“Kontrata e parë ka të bëjë me Bechtel Enkan, kontrata tjetër është rasti i shtypjes së pasaportave nga një kompani austriake, kontrata e Z-Mobile, kontrata e ACP Axos-it dhe dështimi i privatizimit të Brezovicës. 170 milionë do të ishte dëmi në qoftë se palët paditëse do ta fitonin rastin. Lajmi i mirë apo i keq është se 65 milionë po i humbim. Edhe pse kontratat publike janë në sektorë të ndryshëm, ne kemi arritur të gjejmë emërues të përbashkët. Një nga emëruesit është mungesa e profesionalizmit në dizajnimin e kontratave, ka keqpërdorime të detyrës zyrtare dhe mungesë të transparencës”, tha ai, shkruan EO.

Korab Sejdiu, deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës, tha se klauzola e konfidencialitetit nuk duhet të jetë e pranishme në kontratat publike.

“Edhe në klauzolën e arbitrazhit duhet me u potencu që ajo duhet të jetë e hapur. Ne jemi institucion publik dhe nuk mund të hyjmë në procese sekrete me para publike. Për mu është e pakuptimtë që një ministër e merr një vendim pa e marrë mendimin e një kompanie që paguan mbi 8 milionë euro”.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*