Menu

Liverpooli kërkon Nevesin

Skuadra e Liverpoolit ka shprehur interesim për mesfushorin e Wolverhamptonit, Ruben Neves që këtë edicion ka treguar paraqitje të mira në Premier League, përcjellë "ESPN" të mërkurën

neves

Skuadra e Liverpoolit ka shprehur interesim për mesfushorin e Wolverhamptonit, Ruben Neves që këtë edicion ka treguar paraqitje të mira në Premier League, përcjellë “ESPN” të mërkurën.

Portugezi Neves pëlqehet shumë nga trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp që është i gatshëm të shpenzojë mbi 50 milionë euro për transferimin e tij në fund të edicionit, transmeton Koha Ditore.

Neves 22-vjeçar, këtë edicion ka katër gola e tri asistime në 34 paraqitje për Wolverhamptonin. Ai me këtë ekip ka kontratë deri në vitin 2023.

Neves te Wolvesi është transferuar në verën e vitit 2017 nga Porto për 18 milionë euro. Ai ka edhe dhjetë paraqitje me Përfaqësuesen e Portugalisë.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*