Menu

Liqeni i Badovcit plot bërllok

Mbeturinat e ndryshme kanë pushtuar Liqenin e Badovcit ditëve të fundit.

liqeni

Rezervuari artificial, dy kilometra larg Graçanicës, është ndotur jashtëzakonisht shumë, sidomos pas reshjeve të mëdha në vend.

Shishe prej plastike, qese e mbeturina të tjera qëndrojnë mbi ujë, duke i dhënë liqenit një pamje mjaft të keqe.

Liqeni i Badovcit është një prej akumulimeve kryesore në Kosovë për përdorimin e ujit të pijshëm, i cili furnizon Prishtinën dhe rrethinën e saj.

Por, përkundër reshjeve të mëdha, uji është i pijshëm, ka thënë drejtori i Ujësjellësit “Prishtina”.

Ai ka mohuar që në krojet e qytetarëve është duke shkuar ujë i turbullt.

“Nuk është duke arritur uji i turbullt nëpër krojet e qytetarëve, uji është shumë kualitet, edhe sa i përket Batllavës, Badovcit dhe Shkabaj uji është mund të them me përgjegjësi se është i kualitetit të lartë, kështu që nuk ka asnjë problem sa i përket furnizimit me ujë të pijes”, ka thënë Ilir Abdullahu.

 

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*