Menu

Ligji i Pasqyrës

Ligji i Pasqyrës: rregulli “magjik” për të zgjidhur problemet.

pasqyra

Ligji i Pasqyrës na tregon se origjina e ndjenjave tona negative ndaj një personi të veçantë qëndron në zemrën tonë dhe jo në tjetrin. Me fjalë të tjera, ai na mëson se ndjenjat janë të lindura brenda nesh, dhe kjo është arsyeja pse jemi përgjegjës për menaxhimin e besimeve tona, ideve tona dhe mendimet e këqija që kemi formuluar mbi të tjerët.

Sepse zemërimi, zakonisht, është i drejtuar kah vetvetja, dhe jo tek tjetri. Me fjalë të tjera, gjithçka fillon dhe përfundon brenda vetes sonë; është ky projeksion që ka luajtur me mendjen tonë, sikur realiteti ynë të ishte një pasqyrë, që na jep mbrapsht imazhin që po gjenerojmë.

Yoshinori Noguci, në librin e tij të quajtur Ligji i Pasqyrës, tregon një histori të bukur dhe emocionale, që na prek dhe na jep mundësinë për të integruar këtë ide, në jetën tonë të përditshme.

Ky autor na vendos përpara një pasqyre për të na bërë të ballafaqohemi me brendësinë tonë, ose me origjinën e gjithçkaje që na ndodh në jetë. Në këtë drejtim, Jung do të thoshte “ajo që ti mohon  të nënshtron, ajo që pranon të transformon”.

Ajo që na irriton tek të tjerët, është ajo që mohojmë për veten

Ne duhet të shqyrtojmë gjërat që na shqetësojnë tek të tjerët. Pse urrejmë komentet e vëllait tonë gjatë drekave familjare? Pse nuk mund të arsyetojmë më, kur jemi në shoqëri të kunatës? Pse nuk durojmë dot, kur nuk na mbështesin atëherë kur ne duam?

Për të analizuar të gjitha këto, ju duhet të bëni një listë me të gjitha elementet që na shqetësojnë tek njerëzit rreth nesh. Ne ndoshta do të kuptojmë se ka vlera që padrejtësisht po i përbuzim, dhe se ka gjëra që nuk i bëjmë ashtu siç duhet.

Ne duhet t’i bëjmë vetes pyetje të tilla si “pse në një situatë të caktuar unë nuk reagoj në të njëjtën mënyrë me të gjithë?”. “Pse një “përshëndetje” e vogël dhe e thatë”, më shqetëson kur e bën dikush, ndërkohë që nuk më provokon asnjë lloj reagimi, e thënë nga dikush tjetër?” Përgjigjja është e thjeshtë: ne nuk përjetojmë të njëjtat ndjenja ndaj të gjithë njerëzve.

Për këtë arsye, hapi tjetër është të bëjmë një listë të gjërave për të cilat duhet të jemi mirënjohës ndaj njerëzve që na irritojnë: sigurisht që ata do të kenë bërë të paktën një gjë të mirë për ne, ose për dikë që e duam.

Nuk ka afate kohore për realizimin e kësaj liste; me fjalë të tjera, duhet të marrim kohën e nevojshme për të kuptuar se sa prej karakteristikave të tjera që na bëjnë nervozë janë gjithashtu pjesë e jona. Kur ta kemi bërë, mund të bëjmë një listë tjetër ku të shpjegojmë çështjet për të cilat dëshirojmë të kërkojmë ndjesë.

Është e mundshme që ky ushtrim nuk është i lehtë dhe se sapo të përfundojë, do të duket sikur kemi ndërtuar një listë të detyrueshme të detajeve të vogla pa rëndësi. Megjithatë, ky gjest i guximshëm do të na lejojë të kuptojmë se nganjëherë edhe sytë tanë janë armiqësorë, toni ynë i ashpër dhe kritika jonë e rëndë dhe e pakërkuar. / bota.al

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*