Menu

Lëvizja për Bashkim kërkon Qeveri gjithëpërfshirëse

LB: Dy rrugë i ka Kosova sot për të shpëtuar: Ose një qeveri gjithëpërfshirëse me mandat të kufizuar njëvjeçar e me detyra të përcaktuara mirë nga i gjithë spektri politik, ose në zgjedhje të reja!

LB

Partia Lëvizja për Bashkim përmes një kumtese ka kërkuar, siç ka thënë pjekuri politike për ta nxjerrë Kosovën nga kriza në të cilën ka hyrë, transmeton Koha.net. Për këtë arsye ajo ka propozuar Qeveri gjithëpërfshirëse ose zgjedhje të reja,

Zhvillimet e fundit rreth krijimit të institucioneve, thotë kumtesa e LB-së tregojnë qartazi se Kosova ndodhet para një sfide, e cila kërkon maturi e pjekuri politike. Shihet lehtë se lufta për pushtet mund të të verbojë deri në atë shkallë sa fatin e vendit ta lësh në mëshirën e Listës serbe dhe të partive minore, siç po vepron PAN-i, ose të rrish anash e t’i gëzohesh faktit se Kosova po hyn në vështirësi me shpresë se nga këto vështirësi do të përfitojë partia ime, siç po vepron LVV e LDK.

Sipas kumtesës, ende ka kohë që të gjitha partitë politike të mendojnë esëll e ta nxjerrin Kosovën nga kriza në të cilën ka hyrë dhe e cila do të thellohet!

Dy rrugë i ka Kosova sot për të shpëtuar: Ose një qeveri gjithëpërfshirëse me mandat të kufizuar njëvjeçar e me detyra të përcaktuara mirë nga i gjithë spektri politik, ose në zgjedhje të reja!

Rrugët tjera e thellojnë krizën dhe Kosovën e vendosin në vështirësi edhe më të mëdha! Pasojat domosdo që më së shumti do t’i bartin qytetarë, por fajit nuk mund t’i askush, as PAN e as LVV e LDK!, përfundon kumtesa.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*