Menu

Letërkëmbimi i Musine Kokalarit

Dokumentet e fotot e rralla.

musine-kokalari-800x450

“Letërkëmbime, shënime dhe kujtime” një përmbledhje emocionuese e ditarit të Musine Kokalarit e kuruar prej Bibeka Kokalarit, një tjetër pinjolle e familjes e persekutuar prej regjimit është promovuar në qytetin e lindjes së Musinesë në muzeun Kadare.

Eventi ka mbledhur në Gjirokastër intelektualë, familjarë dhe studiues për të ndarë mbresa dhe përjetime prej viteve të fëmijërisë së Musine Kokalarit. Në këtë takim u prezantuan foto të rralla, letërkëmbime dhe dokumenta të jetës shkollore të Musinesë.

“Më së shumti ky libër është i rëndësishëm dhepër ne gjirokastritët pasi pjsea më e madhe e kujtimeve të saj janë për Gjirokastrën, kujtimet e saj të fëmijërisë. Megjithëse 14 vjeç nga 66 vite të jetës së saj Musineja i kaloi në Gjirokastër është e padyshimtë që jeta e këtij qyteti kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën e saj”, thotë Arjeta Kokalari.

Musine Kokalari e para grua që u njoh ndërkombëtarisht si shkrimtare, poete dhe politikanë sipas kritikës është ndalur tek ndjenjat e grave që nuk mund të dilnin nga shtëpia, që rrinin pas xhamave të dritareve të Gjirokastrës dhe nuk mund të dilnin para se të martoheshin.

Musine Kokalari, shkrimtarja e parë shqiptare, themeluese e partisë Social-Demokrate, lindi në Gjirokastër më 10 shkurt 1917 dhe vdiq në Rrëshen pas më shumë se 37 vitesh burgimesh e internimesh.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*