Menu

Legjenda e Long Island Iced Tea

Long Island Iced Tea është një koktej me bazë: vodkë, xhin, rum i bardhë Coca-Cola dhe tekila.

koktej

Një legjendë mjaft e përhapur, thotë se kokteili është shpikur në SHBA, rreth viteve ‘20, gjatë periudhës së “Ndalimit”,  dhe është realizuar me numrin më të madh të bazës së pijeve alkoolike, së bashku me një pikë Coca-Cola, për ta bërë pijen që të duket e lehtë dhe si një çaj i ftohtë.

Me termin “Ndalim”, nënkuptohet periudha kohore 1910-1933, ku në SHBA, u ndalua prodhimi dhe shitja e pijeve alkoolike. Ndalimi i bë me aktin ligjor  “Volstead act”, i  cili solli edhe ndryshimin e Kushtetutës. Ligji hyri në fuqi në vitin 1920. Nëpërmjet “Volstead act”, shpresohej që moralizohej shoqëria amerikane. Në fakt kjo bëri që grupet e mëdha mafioze të zhvillonin kontrabandën e alkoolit. “Ndalimi”, ishte një epokë e karakterizuar nga gangsterë, nga luftërat mes bandave kriminale dhe skuadrave të korruptuara të policisë.

Volstead Act”, u ndryshua në 1933 nga një tjetër ligjBlaine act”, që lejonte me ligj shitjen e pijeve të lehta alkoolike (si birra). Ligji ndryshoi me ratifikimin e Amendamentit të 21-të më 5 dhjetor 1933, duke i dhënë fund krejtësisht epokës së “Ndalimit”. Ndërkohë, zyrtarisht kokteili ynë i dashur ka lindur në vitit ’70, nga një barmen i talentuar amerikan, Rosebud Butts, i cili punonte në lokalin “Babylon”, në ishullin Long Island të shtetit të Nju Jorkut.

Kështu që emri i koktejit duket se e ka origjinën nga ishulli. Por të gjithë e dimë se në çdo legjendë ka brenda saj një grimcë të vërtete. Ne besojmë që lindja e këtij miksi alkooli, u prodhua në një periudhë mjaft të dhunshme, siç ishte “Ndalimi”.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*