Menu

LDK: Zgjedhjet e reja, rruga e vetme për të vendosur normalitet në Kuvend

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së z Avdullah Hoti është deklaruar sot pas shtyrjes së seancës në të cilën nuk arritën të votoheshin rekomandimet e opozitës lidhur vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave të kabinetit qeverisës.

LDK

Ai ka thënë se Kuvendi dhe institucionet tjera janë duke funksionuar jashtë normalitetit, dhe rruga e vetme për të kthyer normalitetit në institucione janë zgjedhjet e reja.

“Koalicioni qeverisës nuk e ka shumicën për te mbivotuar procesin e vendimmarrjes ne Kuvend. Si rezultat i kësaj, ata e bojkotuan votimin për te pamundësuar kuorumin prej 61 vota. Bllokues i jetës parlamentare është pozita e pa qëndrueshme, e jo opozita qe është duke e ruajtur shtetin nga ky koalicion grabitës. Kuvendi është bere jofunksional. Kuvendi duhet te shpërbehet sapo te votohet demarkacioni. Rruge tjetër për te vendosur normalitetin ne Kuvend dhe ne institucione te tjera nuk ka”, është shprehur Hoti.l.n

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*