Menu

LDK: Haradinaj e ka izoluar vendin

LDK: Të ratifikohet Demarkacioni dhe vendi të shkojë në zgjedhje.

komiteti-me-avdullah-hoti-foto-rudina-hoti-1-1_1490446102-5662920

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media në kohën kur është caktuar vazhdimi i seancës së djeshme që kishte mbetur në gjysmë, për shkak të mungesës së kuorumit.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti periudhën e qeverisjes Haradinaj e ka cilësuar si “periudhë rekorde të degradimit të vendit”, raporton lajmi.net

Ai ka thënë se Kosova nuk ka qenë kur me e izoluar ku kanë munguar vizitat e zyrtarëve të shteteve mike të Kosovës.

“Haradinaj ka falë borxhe sikur të ishin para të tij. As temat e mëdha si ushtria, dialogu e liberalizimi i vizave nuk janë adresuar”, ka thënë Hoti.

Tutje sipas Hotit kësja qeverie i është rikthyer si kusht për viza, luftimi i korrupsionit.

“Shfuqizimi i Speciales ka qenë vendimi më skandaloz që ka ndodhur. Liderët shtetëror i shfrytëzuan dhe mashtruan deputetetët dhe më pas u tërhoqën. Për këtë përgjegjës është Haradinaj, dhe PDK-ja si partia më e madhe në koalicion”, ka deklaruar Hoti.

Ai ka kërkuar që demarkacioni të procedohet sa më shpejtë për në Kuvendin e Kosovës, dhe vendi të shkojë në zgjedhje.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*