Menu

Lamtumirë Donnarumma

Pepe Reina, portieri i Napolit, pritet të jetë pasardhës i Gianluigi Donnarummas në Milan.

Donnarumma

Milani si duket po përgatitet për largimin e Gianluigi Donnarumma nga skuadra verën e ardhshme, shkruan Calciomercato.com.

Portieri ka nënshkruar kontratë të re me Milanin. Por, ai në kontratën e re ka një klauzolë që mund ta largojë nga San Siro nëse vjen ndonjë ofertë prej 70 milionë eurove.

“Me interesimin e Paris Saint-Germain dhe Real Madrid për Donnarumman, dhe një menaxher si Mino Raiola mund të ndodh gjithçka”, shkruan Calciomercato.com.

Sipas këtij portali, Milani po mendon që ta transferoj portierin e Napolit, Pepe Reina.

Rossonerët mund ta transferojnë spanjollin si lojtar të ri, pasi kontrata me Napolin i skadon në verën e viti 2018. /Express/

 

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*