Menu

Lamtumirë Chris Cornell

Këngëtari Chris Cornell ka vdekur në moshën 52-vjeçare. Ai ishte një nga zërat më të rëndësishëm të 30 vjetëve të fundit.

Chris Cornell

Këngëtari Chris Cornell ka vdekur në moshën 52-vjeçare.

Ai ishte i njohur më së shumti për si vokalist i Soundgarden dhe Audioslave.

Në një komunikatë për media, përfaqësuesi i Cornell, Brian Bumbery, ka thënë se vdekja e tij ishte e papritur dhe pikëlluese.

Cornell vdiq pak pasi që kishte performuar me Soundgarden dje në mbrëmje në Detroit.

Cornell ishte lindur më 20 korrik 1964.

Si solo artist, ai i ka realizuar katër albume, më të fundit atë “Higher Truth” në vitin 2015.

Chris ishte vetëm 52 vjeç dhe i shtohet shiritit të zi të vdekjeve të këtij lloji: Kurt Cobain vdiq vetëm 27 vjeç, e më pas Layne Staley i Alice in Chains,  apo së fundmi Scott Weiland i Stone Temple Pilots.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*