Menu

Lamtumirë Babar!

Laurent de Brunhoff ka vendosur të lërë lapsin përgjithmonë në sirtar.

Lamtumirë Babar!

Lamtumirë Babar, elefanti më elegant në botë. Prej 92 vitesh tashmë, krijuesi i saj Laurent de Brunhoff, i cili prej 70 vitesh ka trashëguar markën nga i ati Jean, ka thënë për WSJ që ka vendosur të lërë lapsin përgjithmonë në sirtar.

Tashmë mjaft i moshuar de Brunhoff ka botuar rreth 50 libra të Babar, shumë në bashkëpunim me bashkëshorten amerikane Phyllis Rose. Por sot pas 32 vitesh përtej oqeanit ka vendosur të përfundojë me një vëllim të fundit të serive, “Babar në Paris”.

Babar lindi në 1931 me “Historia e Babar”, një elefant i ri që sheh nënën teksa i vritet nga gjuetarët dhe shkon në qytet për të shpëtuar. Ai adoptohet nga një zonjë e vjetër që i mëson zakonet e mira franceze. Më i zgjuar se të gjithë elefantët, Babar kthehet në xhungël dhe kur mbreti vdes për shkak të një kërpudhe helmuese, elefanti merr postin mbretëror bashkë me të shoqen, Çelestën.

Babar shënoi lindjen e një brezi të ri, pasi më herët nuk ishte publikuar libër i tillë në Europë apo gjëkundi tjetër. Suksesi ishte shpërthyes: Lindi albumi ilustrativ për fëmijë.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*