Menu

Lajmi i trishtë për mjekun hero që shpëtoi djemtë nga shpella, humb…..

Nga triumfi në tragjedi. Richard Harris, australian, doktori që ndihmoi 12 fëmijët e ngecur në shpellën tailandeze dhe trajnerin e tyre të dilnin nga ku kishin ngecur, ka humbur babain e tij pak pas përfundimit të misionit të shpëtimit.

lajmi32

Lajmi u dha nga Andrew Pearce, shefi i anestezisë, i cili tha: “Është një dhimbje e madhe për famijen Harris, Richard do të kthehet shpejt në shtëpi për të qenë pranë të dashurve të tij.”

Harris, kishte vajtur në Tailandë për pushime, të cilat i ndërpreu për të marrë pjesë në misionin e shpëtimit. “Është një burrë i mirë, nuk u mendua dy herë”, ka shtuar Pearce.

E ishte pikërisht ai që doli i fundit nga ai ‘burg’ i futbollistëve të rinj. Harris kontribuoi personalisht në operacionin e shpëtimit të këtyre ditëve, duke zgjedhur se kë të nxirrte nga shpella fillimisht, në bazë të gjendjes shëndetësore, shkruan, theaustralian.com

“E gjithë skuadra është krenare për doktor Harris, ishte një javë e vështirë”, përfundon Pearce duke mos harruar se “Richard tani kërkon vetëm respekt dhe privaci për këtë moment delikat”.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*