Dietologia Blerina Bombaj sugjeron një dietë specifike pa gluten, me të gjitha udhëzimet e nevojshme. Ja nga cilat ushqime duhe të keni ‘frikë’.

Çfarë është dieta pa gluten
Gluteni është një proteinë specifike të cilën nuk do ta gjeni te veza apo të peshku. Gluteni gjendet në 4 drithërat: grurë, elb, thekër, tërshërë (edhe pse kjo e fundit nuk përmban në vetvete gluten, duke qenë se përgatitet dhe përpunohet në të njëjtin vend me drithërat e tjerë, kategorizohet si e tillë). Dieta pa gluten është pikërisht dieta që eliminon këto 4 drithëra. Për personat që vuajnë nga alergjia ndaj glutenit ose nga sëmundja “Celiac”, dieta pa gluten është esenciale për mirëqënien e tyre.

Pikat më kritike të glutenit
Njerëzit me sëmundjen “celiac” duhet të kenë sy shqiponjë për të dalluar etiketat e ushqimeve. Përbërësit më të dallueshëm janë gruri, miell gruri, gluten gruri, thekër ose elb. Por disa produkte e kanë glutenin të fshehur. Dy terma për të pasur kujdes janë “malt” i cili bëhet nga elbi dhe “proteinëe vegjetale e hidrolizuar” ose “hydrolyzed vegetable protein” e cila shpesh vjen nga gruri. Ndërsa tërshëra nuk përmban gluten, ajo shpesh mund të shkaktojë simptoma si irritim të aparatit tretës, fryrje dhe diarre.

I thoni mirupashim bukës dhe makaronave… Pothuajse
Prodhimet e zakonshme të pastiçerisë dhe pothuajse të gjitha llojet e bukës dhe makaronat që tregtohen në vendin tonë përmbajnë gluten. Kruasanët, biskotat, vaferat, krakerat, gjithashtu. Megjithate mos u dëshpëroni sepse ka alternativa.

Ka buke dhe makarona pa gluten
Në disa markete ushqimore dhe supermarkete, tregtohen produkte pa gluten duke përfshirë bukën dhe makaronat. Këto ushqime bëhen zakonisht me miell misri, orizi ose patatesh në vend të miellit të grurit. Gjithsesi kontrolloni etiketën që të shkruaje “100% gluten-frë.”

Shumë drithëra për mëngjesin kanë gluten
Drithërat e zakonshëm që tregtohen për tu konsumuar në mengjes me qumësht, akoma dhe kur janë prej misri apo prej orizi mund të përmbajnë gluten, prandaj lexoni me kujdes etiketën dhe evitoni ato drithëra të cilat përmbajnë grurë, elb, thekër apo malt. Lexoni me kujdes etiketën e drithërave me misër apo oriz dhe nese nuk përmbajnë përberësit e rrezikshem mund ti konsumoni.

“Futjuni me koke” orizit, kuinoas, bizeleve dhe patateve
Baza e energjise ditore që nevojiteni do të duhet të vijë nga orizi, kuinoa dhe patatet por, edhe nga fasulet, bizelet, qiqrat dhe thjerrëzat. Nëse ju ka vajtur mendja për makarona mund të kërkoni makaronat pa gluten, të bëra me misër ose oriz.

Koha per kokoshka
Për englendisje mund të bëni vetë kokoshka në shtëpi si na i kanë bërë mamat dhe gjyshet dikur.
Kujdes nga ushqimet e lyera me bukë të thërmuar.
Pula të gatshme apo filetot e peshkut shpesh lyhen me bukë të thërmuar ose miell.

Mishi & peshku janë OK
Mishi i fresket i kuq dhe i bardhë si dhe peshku dhe prodhimet e detit të freskëta janë ushqime të sigurta dhe të rëndësishme për të mbuluar nevojat ditore në proteina, vitamina dhe minerale. Nënproduktet e mishit si sallamet, salsiçet, konservat etj, duhet të evitohen.

Evitoni biskotat dhe kekët
Ëmbëlsirat që mund të konsumoni janë vetëm ato që bëhen në shtëpi me miell orizi apo patateje.

E dinit qe birra permban gluten?
Pjesa me e madhe e birrave përmbajne gluten. Bëni mirë ta evitoni!
Por ju mund të beni “Gëzuar!”
Vera dhe likernat zakonisht nuk përmbajnë gluten kështu që mund të bëni gëzuar dhe të shijoni 1-2 gota.
Ka ushqime plot…
Përveç bizeleve, patateve dhe orizit, ka plot ushqime të shijshme të cilat mund ti shijoni pa frikë siç janë vezët, mishi, peshku, frutat, zarzavatet dhe bulmeti.

Kujdes: gjithmonë interesohuni për përpunimin e ushqimit p.sh nëse frutat janë reçel apo komposto, zarzavatet janë konservë, djathi është i përpunuar apo kosi është i aromatizuar. Duhet të jeni të kujdesshëm nëse ushqimi ka konservante t’i lexoni me kujdes.

Qëndroni larg simptomave
Për shumicën e personave që vuajnë nga kjo sëmundje, qoftë edhe një sasi shumë e vogël gluteni mund të jape simptoma si fryrje dhe gazra, ndryshim në levizshmërinë e zorrëve, renie në peshë, lodhje dhe debulesë. Flisni me dietologun nëse keni ndërmend të bëni ndryshime të rëndësishme në dietën tuaj.

Dieta pa gluten dhe Autizmi
Disa prindër besojnë se dieta pa gluten mund të ndihmojë fëmijët që vuajnë nga autizmi, edhe pse kjo teori është pak e turbullt dhe kontradiktore. Gjithësesi deri tani nuk ka fakte të rendesishme për të konfirmuar apo për të refuzuar efektivitetin e dietës pa gluten për personat me autizëm.

Të ushqehesh pa gluten nuk është aq e lehtë
Dieta pa gluten nuk është gjëja më e thjeshtë në praktikë. Njerëzit që përfitojnë nga kjo dietë duhet ta mbajnë këtë regjim për gjithë jetën. Kjo do të thotë të heqësh dorë përgjithmone nga buka e grurit, makaronat dhe ëmbëlsirat e zakonshme. Megjithatë edhe në tregun tonë ushqimor ka filluar të ofrohen ushqime pa gluten.

Mbani mend:
Trajnohuni mirë në leximin e etiketave pasi gluteni përmbahet në shumicën e ushqimeve të përpunuara. Përmbahet edhe aty ku nuk jua pret mendja siç janë çamcakëzat, buzëkuqët, kolinozët etj. Lexoni çdo etiketë!

Ky shkrim është orientues dhe i përgjithshëm. Çdo person që vuan nga sëmundja “celiac” duhet të këshillohet me dietologun për të marrë një menu ushqimore të personalizuar.