Menu

Kurti: Kthehunu, s’mbaj inat e as s’hakmerrem

Kurti shpreson shumë që të dorëhequrit të kthehen.

kurti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe tashmë kandidati për kryetar të subjektit më të madh politik në Kosovë, Albin Kurti, me anë të një shkrimi në profilin e tij në Facebook ka ftuar zyrtarët e dorëhequr nga VV-ja në krye me ish-kryetarin Visar Ymeri, që të rikthehen në Lëvizje, njofton Klan Kosova.

“Lëvizja Vetëvendosje është subjekt demokratik. Nuk ia imponon askujt qëndrimin. Dje, bashkërisht, me pjesëmarrjen e mbi 2/3 të Kryesisë, kemi votuar që dorëheqjet të rishqyrtohen dhe kemi kërkuar që të gjithë të dorëhequrit të kthehen në Kryesi”, shkruan Kurti.

“Kam qenë dhe mbetem përherë i gatshëm e i interesuar për të diskutuar me të gjithë ata, hapur dhe seriozisht, për secilën nga temat apo çështjet ku ata besojnë që mendojnë ndryshe dhe duhet ndryshe”.

“Dje, kishim mbledhjen e Kryesisë dhe shpresova se do të mund të diskutojmë aty. Mirëpo, që prej se dola nga burgu, duket se kemi hyrë në një kapitull të ri, në fazën e dorëheqjeve”.

Kurti ka shkruar se shpreson shumë që të dorëhequrit të kthehen dhe i ka siguruar ata se “as nuk di të mbaj inate dhe as nuk hakmerrem. Kurrë dhe me asnjërin”.

Themeluesi i Vetëvendosjes ka ftuar ata që kanë oferta dhe ide të ndryshme nga ai që të bëhen pjesë e garës së brendshme dhe ta sfidojnë atë për kryetar të Lëvizjes.

“Për më shumë, ata që mendojnë ndryshe, që kanë ide të tjera, si anëtarë e si zyrtarë të Lëvizjes, i inkurajoj edhe që të paraqesin platformat e tyre edhe të garojnë për kryetar të ri të Lëvizjes”.

“Afati për kandidim është deri të mërkurën, më 10 janar 2018. Unë, tashmë si kandidat zyrtar për kryetar, jam në përfundim të hartimit të platformës time që do ta paraqes pas datës 10 janar. Kush ka ide të tjera dhe pretendon idealizëm, ka jo vetëm të drejtë por edhe detyrë që të garojë në këto zgjedhje të brendshme”.

 

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*