Menu

Kundërshtohet importi i veturave të vjetra

Ministria e Infrastrukturës po e kundërshton nismën e heqjes së kufizimit për importin e veturave më të vjetra se 10 vjet.

veturat
Ministria e Infrastrukturës po e kundërshton nismën e heqjes së kufizimit për importin e veturave më të vjetra se 10 vjet.
Në këtë institucion alarmojnë se me këto ndryshime rrezikohet siguria në trafik dhe iniciativa ligjore bie ndesh me rekomandimet e Komisionit Evropian për mjedisin.
Ligji për Automjete, i cili ndalonte importin e veturave më të vjetra se 10 vjet, mund të rikthehet sërish me një nismë që deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku javë më parë e prezantoi në Komisionin Parlamentar për Zhvillim Ekonomik.

Kjo iniciativë po cilësohet e rrezikshme për sigurinë në trafik dhe pritet ta sjellë në kaos të vërtetë gjendjen e ambientit në Kosovë.Të paktën kështu janë duke paralajmëruar në Ministrinë e Infrastrukturës, si dhe organizatat që merren me mbrojtjen e mjedisit, shkruan  “Zëri”.

Ndryshimi i Ligjit për Automjete është vlerësuar i panevojshëm edhe nga Ministria e Infrastrukturës (MI).

Në një përgjigje me shkrim për gazetën “Zëri”zyrtarët për Informim janë shprehur se me këto ndryshime ligjore Kosova pritet të shndërrohet në varreza automjetesh të kalbura, të cilat e ndotin tej mase ambientin.

“Ndryshimi i neneve 44, 63 e 89 të Ligjit për Automjete është i panevojshëm dhe i paarsyeshëm për Ministrinë e Infrastrukturës. Ndryshimet e propozuara krijojnë mundësi për çrregullim të tregut të importit të automjeteve, të cilat janë në dëm të sigurisë në komunikacionin rrugor dhe të shëndetit të qytetarëve në përgjithësi”, thuhet në përgjigjen me shkrim të këtij institucioni.

Image

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*