Menu

Krasniqi shpallet kampion Europe

Mbrëmje ‘e artë’ për boksierët shqiptarë, Haxhi Krasniqi shpallet kampion Europe.

02-2

Mbrëmja e të shtunës ka rezultuar e shkëlqyer për shumë boksierë shqiptarë, që fituan në ring, ndërsa kulmoi me Haxhi Krasniqin, që u shpall kampion Europe. 

Kështu i pari ishte Ferit Keta, që mposhti me ‘knock out’ një boksier serb dhe pas tij, ishte radha e Benard Marashit, ish banor i “Big Brother Albania”, që të dilte në ring dhe të fitonte ndeshjen e tij ndaj një sportisti gjerman.

Në ring u rikthye edhe Mike Gjetan Keta, që ndonëse vinte pas disa kohësh mungesë, arriti të mposhtë kolumbianin Caceres ashtu si ai di, me ‘knock out’ në raundin e 6 të sfidës.

Ndeshja më e rëndësishme e mbrëmjes ishte ajo në “Wee Arena”, ku haxhi Krasniqi u ndesh me boksierin rus Stanyslav Kashtanov, ku diskutuan titullin kampion të Europës në peshat super të mesme.

Boksieri me origjinë shqiptare zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë dhe të kontrolluar, duke parë se kishte të bënte me një kundërshtar të vështirë. Në fund, Krasniqi arriti të fitonte takimin me pikë, pas vendimit të gjyqtarëve, duke u shpallur Kampion Europe.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*