Menu

Bllokohet Balena e Kaltër

Kosova ka bllokuar qasjen në aplikacionin e quajtur ‘Balena e Kaltër’ (Blue Whale).

balenablu

Pas paraqitjes së rasteve të para të shkarkimit të lojës morbide ‘Balena e Kaltër’, e cila krijon varësi tek ata që e shkarkojnë dhe përmes shantazhit, administratorët e saj detyrojnë përdoruesit të kryejnë veprime të frikshme deri në vetëvrasje, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, gjatë ditëve të fundit ka ndërmarrë veprime koordinuese me institucionet përgjegjëse, e në veçanti me kompanitë private që ofrojnë internet brenda vendit, me qëllim të bllokimit të qasjes nga shfrytëzuesit e rrjetit që ofrohet nga katër operatorët kryesorë, si: Vala, Ipko, Kujtesa, Artmotion.

Agjencia, me këtë rast, njofton publikun që nga dita e djeshme, operatorët që ofrojnë internet në tregun e Kosovës, sipas kërkesës së saj, kanë filluar bllokimin e të gjitha faqeve përmes së cilave ka pasur mundësi të shkarkohet kjo lojë morbide.

Nga orët e para të ditës së shtunë kanë filluar të vijnë raportime nga këta operatorë lidhur me bllokimin e qasjes në këtë aplikacion, ndërsa pritet që gjatë ditëve në vijim të pranohen raportime të reja rreth bllokimit të plotë të çfarëdo qasjeje në këtë aplikacion.

Agjencia i ka dhënë përparësi urgjente kësaj çështjeje duke marrë shkas nga keqpërdorimi i të dhënave personale që bëhet me rastin e shkarkimit të këtij aplikacioni, ku parakusht i administratorëve është deponimi i të gjitha të dhënave që lidhen me përdoruesin, përmes të cilave, pastaj, administratorët e këtij aplikacioni shantazhojnë përdoruesin me 50 detyrat e dhëna, deri në detyrimin për të bërë vetëvrasje.

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale falënderon në veçanti bashkëpunëtorin e saj të jashtëm për çështje kibernetike Naim Kërçagu për mbështetjen e ofruar në këtë operacion.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*