Menu

Kosova bëhet gati për Ushtri, reagon MPJ e Rusisë

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka reaguar pas planit të Qeverisë së Kosovës për formimin e ushtrisë.

fsk

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka reaguar pas planit të Qeverisë së Kosovës për formimin e ushtrisë.

Plani i Prishtinës për formimin e ushtrisë paraqet shkelje të Rezolutës së Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara dhe është një tjetër hap destabilizues dhe provokues pas vendimit për vendosje të taksës ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, thuhet në një njoftim nga Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë.

“Prishtina ka zbuluar planet që më 14 dhjetor të fuqizojë vendimin për transformimin e forcave të armatosura”, thuhet në njoftimin e MPJ-së ruse, transmeton lajmi.net.

“Një hap i tillë do të jetë shkelje direkt dhe e qartë e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit, që është i vetmi dokument ligjor ndërkombëtar në lidhje me zgjidhje të çështjes së Kosovës”, thuhet në vazhdim të saj. “Rezoluta parasheh angazhimin e vetëm trupave ndërkombëtare multietnike në regjion. Vendimet e Qeverisë së Kosovës për formimin e ushtrisë mund të sjellin pasoja serioze jo vetëm në vendbanimet me serbë por edhe në gjithë Ballkanin”.

“Sponsorët e Prishtinës – BE dhe SHBA – duhet të ushtrojnë presion më të madh ndaj Kosovës për vendimet e tyre provokuese dhe të mos lejojnë ashpërsimin e tensioneve”, përfundon njoftimi nga MPJ e Rusisë.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*