Menu

Konfirmohet dënimi më burg për ish-prokuroren Badivuku

Gjykata e Apelit e Kosovës ka konfirmuar dënimin për ish-prokuroren e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Vahide Badivuku.

gjykata-e-apelit

Gjykata e Apelit e Kosovës ka konfirmuar dënimin për ish-prokuroren e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Vahide Badivuku.

Sipas këtij aktgjykimi, e akuzuara V.B. është shpallur fajtore  për veprën penale: “Marrja e ryshfetit”,( vepër  të cilën e  kishte kryer në cilësi të prokurores se shtetit),  nga neni 428 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe është dënuar me 3 vjet burgim. Asaj po ashtu i është shqiptuar dënimi me gjobë prej 5.000(pesëmijë)Euro, si dhe i është ndaluar ushtrim  i funksionit në Administratën Publike, ose në Shërbimin Publik, për  tri vjet.

Kolegji gjyqësor i Gjykatës së Apelit, i ka ri cilësuar veprimet e dy të akuzuarve tjerë të këtij rasti I.K. dhe I.S. nga “ Ushtrim ndikimi “ në “Dhënie ryshfeti”. I pari është dënuar me një vjet burgim, ndërsa të dytit i është vërtetuar dënimi me gjobë prej 3 mijë eurosh.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*